Transporti publik në protestë, kërkohet mbështetje financiare nga shteti

23 Qershor 2020 | 14:39

Edhe pse komiteti teknik i eksperteve vendosi heqjen e kufizimit për transportin publik, përfaqësues të linjave ndër qytetase janë të gatshëm të nisin këtë shërbim por protestojnë duke kërkuar mbështetje financiare.

Kryetari i shoqatës së transportit në Shkodër Gëzim Gjetja thotë se me protokollin e përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë, e kanë të pamundur të operojnë.

“TVSH, çmimi i biletës dhe pika më e madhe do të ishte heqje e mjeteve të pa licensuara”, tha Gëzim Gjetja, kryetar i shoqatës së transportit Shkodër .

Për këtë çështje u protestua edhe në Korçë. Kërkesat janë të njëjta.

“I kërkojmë qeverisë që të vazhdojë luftën ndaj konkurrencës së paligjshme. Kërkojmë ndihmë se thika na ka shkuar në palcë”, tha Shpëtim Vrioni.

Protesta të ngjashme u mbajtën edhe në disa qytete të tjera të vendit, ndërkohë pak ditë më parë, drejtuesit e shoqatave të transportit qytetase dhe ndërqytetëse protestuan përpara ministrisë së infrastrukturës duke adresuar të njëjtat kërkesa.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026