Petkoviç-it i ndalohet për herë të dytë hyrja në Kosovë, akuza ndaj Kurtit
Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç i është ndaluar sërish sot hyrja në Kosovës, ashtu si dje.
Petkoviç deklaron se në pikën kufitare nuk i kanë asnjë shpjegim edhe pse e ka paralajmëruar vizitën e tij më herët.
Ai i bën thirrje Prishtinës dhe BE-së që të reflektojnë nëse mendojnë të vazhdojnë bisedimet me Beogradin në Bruksel. Sipas tij Beogradi është i gatshëm të bisedojë dhe të shkojë në drejtim të një zgjidhjeje kompromisi.
“Sot në mëngjes Albin Kurti më ndaloi të hyj, pasi dje bëri të njëjtën gjë. Ne në Beograd prej kohësh nuk kemi dyshime se çfarë bën Kurti dhe si sillet. Sjellja e tij ilegale, arrogante dhe mblesëri absolutisht nuk na habit ne më”, tha Petkoviç për median serbe Pink.
Petkoviç vazhdon të insistojë se kryeministri kosovar Albin Kurti po shkel të gjitha marrëveshjet.
“Ardhja ime sot në Konçul është para së gjithash një mesazh për komunitetin ndërkombëtar, i cili është qartazi i paaftë ose pretendon të jetë i tillë kur bëhet fjalë për Prishtinën dhe kur shikon Albin Kurtin dhe Prishtinën të cilët çdo ditë shkelin marrëveshjet që kemi arritur në Bruksel, duke përfshirë edhe marrëveshjen për vizitat zyrtare”, përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:30 Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet