Ligj të ri për armët, ulet mosha e lejes, hiqet autorizimi për armët e ftohta

23 Qershor 2020 | 16:22

Qeveria shqiptare parashikon ndryshimin e ligjit për armët dhe draftin e ka hedhur për konsultim publik.

Dokumenti që po publikon Euronews Albania parashikon disa ndryshime thelbësore në këtë ligj që nga ulja e moshës, tek heqja e autorizimeve për armët e ftohta.

Nisma parashikon se një 22-vjeçar mund të pajiset me autorizim për të mbajtur armë, nga 25 që është mosha minimale me ligjin aktual.

Ndërsa kategoria e armëve që parashikonte armët e zjarrit antike, me hark apo me tojë, armët e ftohta të cilat ndahen në armë prodhim fabrike dhe armë artizanale, nuk do të kenë më nevojë për autorizim nga strukturat e policisë për t’i pasur në përdorim.

Krahas kësaj, të gjitha autorizimet që do të jepen nga strukturat e policisë do të jenë më një afat 5-vjeçar dhe do të ripërtërihen pas skadimit të këtij afati përpara një komisionit.

Armët e zjarrit që konsiderohen si prova materiale të konfiskuara nga organet ligjzbatuese do të kalojnë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, e cila do të ketë edhe kompetencës që t’i shesë për skrap.

Për sa i përket llojeve të autorizimeve, një i tillë do të duhet edhe për veprimtari kinematografike apo muzikore, ku personat duhet të marrin autorizim për të përdorur këto lloje armësh në xhirimet e tyre.

Draft-ligji ka parashikuar edhe armët e gjahut. Një gjahtar do të mund të pajiset vetëm me një autorizim për armët e gjahut ose në disa të tjera nëse ai paguan 10-fishin e tarifës që do të përcaktojnë organet shtetërore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026