Ministria e Arsimit asnjë vendim për anulim të tarifës së studimit: Ky proces i takon universiteteve
Ministria e Arsimit i ka kthyer përgjigje kërkesës së studentëve për heqjen e tarifës së studimit, kauzë për të cilën ata dorëzuan edhe një peticion me 8 000 firma. Në deklaratën e publikuar në Facebook, ministria thotë se nuk do të ketë anulim të tarifës, dhe studentët duhet t’ia drejtojnë ankesat e tyre për mësimin online pranë universiteteve përkatëse.
“Ankesat e disa studentëve që na kanë ardhur në ministri për departamente apo lëndë të caktuara, ne i kemi dërguar menjëherë në universitete duke u kërkuar që të marrin masa për akomodimin e tyre dhe kthyer ata nëpër auditorë, gjithmonë në respektim të rregullave të distancimit fizik dhe kushteve higjieno-sanitare me qëllim realizimin e konsultimeve të nevojshme para provimeve.
Theksojmë se ky është një proces që duhet të ndodhë në çdo IAL. Studentët duhet të çojnë atje ankesat për lëndë specifike në mënyrë që universiteti të akomodojë ata studentë që kanë hasur vështirësi me mësimin online duke u ofruar leksione shtesë”, thuhet në deklaratë.
Më tej në deklaratë shkruhet se nga janari janë alokuar fondet pranë IAL-vë për subvencionimin e përgjysmimit të tarifave dhe bursat për ekselentët. Pra tarifa nuk të hiqet tërësisht, por do të vijohet me paktin për Universitetin me përgjysmimin e tarifave.
Ndërkohë, Lëvizja për Universitetin, si organizuese e peticionit, po përmes një statusi në Facebook, e ka konsideruar tallëse deklaratën e ministrisë së Arsimit, si dhe e ka quajtur paktin të dështuar.
“Po shqetësimi parësor i këtyre muajve nuk është pakti që qeveria lidhi me veten, por dështimi i procesit të mësimit online. Nga dëshmitë e shumë studentëve dihet se ndjekja e mësimit online ka qenë skandalozisht e ulët. Studentët kanë qenë të privuar nga interneti i mjaftueshëm dhe pajisjet e përshtatshme elektronike për të ndjekur muaj të tërë mësimdhënieje formale.
Do të shihemi ballë për ballë, mbyllet reagimi, duke lënë të kuptohet se studentët nuk do të tërhiqen”, thuhet në reagim
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë