Grenell: KFOR-i të largohet nga Kosova, njohja reciproke s’e zgjidh problemin

14 Korrik 2022 | 07:08

Ish i dërguari i Presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ishte i pranishëm në Fakultetin e Shkencave Politike të mërkurën në Beograd.

Gjatë fjalës së mbajtur, Grenell ka deklaruar se Bashkimi Evropian dhe qeveria e kryeministrit Albin Kurti janë fajtorë për mungesën e një zgjidhje në dialogun midis dy vendeve, shkruan Danas.

Sipas tij, KFOR-i duhet të tërhiqet nga Kosova sepse e zgjat konfliktin dhe e dëmton ekonominë e Kosovës, duke penguar edhe kompanitë që të investojnë.

Grenell theksoi gjithashtu se procesi i Brukselit që flet për njohje dhe mosnjohje të Kosovës nuk e zgjidh problemin.

Madje, ai u shpreh se përfaqësuesit e BE-së nuk po e zgjidhin problemin në Kosovë, sepse nëse do ta bënin, tanimë do të ishin papunë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje...
18:29 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026

BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
16:25 | 22/07/2026