Avokatët sot protestojnë para godinës së KLGJ-së për hartën gjyqësore

14 Korrik 2022 | 09:48

Në vijim të bojkotit dhe kundërshtisë disa javore ndaj hartës së re gjyqësore, avokatët kanë lajmëruar se do të dalin sot në një protestë para godinës së Kolegjit të Lartë të Gjyqtarëve.

Protesta do të zhvillohet prej orës 11:00, në një kohë kur Kolegji i Lartë i Gjyqtarëve do të jetë duke zhvilluar një mbledhje.

Sakaq, ditën e djeshme u mblodh Komisioni i Disiplinës në Dhomën e avokatisë dhemori masë ndaj atyre avokatëve që e kanë shkelur bojkotin ditët e fundit.

Dhoma Kombëtare e Avokatisë (DHKA) bojkoton seancat e masave të sigurisë ku përjashtohen masat që kanë të bëjnë me të miturit.

Prej 12 ditësh avokatët në Korçë, Durrës, Vlorë, Tiranë etj., kanë bojkotuar punën në shenjë proteste kundës hartës së re gjyqësore.

Harta e re gjyqësore parashikon në total 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe shkrirjen e gjykatave të apelit në një të vetme. Avokatët i kërkojnë qeverisë të mos e miratojë këtë skemë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026