‘S’kemi prioritet hyrjen në qeveri’, Kamberi flet pas konsultimeve me Vuçiç
Shaip Kamberi deklaroi se prioritet i “Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës” nuk është hyrja në qeverinë e Serbisë, por integrimi i tyre.
Deklaratën, Kanberi, i cili është përfaqësues i këtij koalicioni, e dha pas përfundimit të takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiç ku zhvilluan konsultime për qeverinë e re, shkruan Danas.
Kamberi u shpreh se Vuçiç nuk ka ofruar asgjë konkrete, por vetëm ka dëgjuar kërkesat shqiptare që datojnë nga viti 2013.
“Ne i kërkuam presidentit që personalisht të zbatojë përmbushjen e atij plani. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Me ardhjen këtu, kemi dashur të tregojmë konstruktivitet në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen shqiptarët”, tha Kamberi teksa shtoi se ai ka marrë pjesë në zgjedhje që nga viti 2010, por nuk ka qenë asnjëherë pjesë e qeverisë.
Zgjedhjet e përgjithshme në Serbi u mbajtën me 3 Prill, por për shkak te përsëritjes 5 here të zgjedhjeve në Luginën e Preshevës, nuk u bë i mundur certifikimi i tyre që do t’i hapte rrugën krijimit të qeverise së re.
Pas marrjes së mandatit, Kamberi u zotua se do të mbrojë interesat e shqiptarëve të cilët sipas tij, janë të shtypur dhe të diskriminuar. Ai arriti votat e nevojshme, 698 nga 711 gjithsej që të bëhet deputet në Kuvendin e Serbisë.
LEXONI GJITHASHTU
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
- 21:30 Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet