Hetim disiplinor për 31 magjistratë në vitin 2021, thotë kreu i ILD-së

14 Korrik 2022 | 11:42

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka paraqitur këtë të enjte raportin vjetor të punës në Kuvend.

Gjatë fjalës së tij, Metani u shpreh se gjatë vitit 2021, u morën 22 vendime për fillimin e hetimit disiplinor për 31 magjistratë.

Ai theksoi se 11 gjyqtarë dhe 6 prokurorë janë proceduar me masa disiplinore, deri në shkarkim nga detyra.

“Gjatë vitit 2021 janë marrë 22 vendime për fillimin e hetimit disiplinor për 31 subjekte të hetimit disiplinor, pra 31 magjistratë. 11 gjyqtarë dhe 6 prokurorë janë proceduar me masa disiplinore nga vërejtje deri në shkarkim nga detyra.

Për vitin 2022 do vijojmë si prioritet trajtimin e sa më shumë ankesave, sepse për fat të keq, problematikat e 3 dekadave tranzicion reflektohen ende tek drejtësia. Qytetarët duan të shohin ndryshim në gjetjen e të drejtës së tyre përballë problematikave që hasin në sistem, në prokurori apo gjykata”, tha ai.

Metani i bëri thirrje Kuvendit të mbështesë ILD-në në plotësimin me inspektorë magjistratë përmes amendimit të ligjit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026