FOTO | Punonjësit e transportit publik protestojnë sërish, shoqërohen në polici disa prej tyre

24 Qershor 2020 | 10:06

Punonjës të transportit urban kanë protestuar sërish ditën e sotme para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku kërkuan një ‘pagë lufte’ shtesë dhe përmbushjen e kërkesave të tyre me qëllim rinisjen e punës.

Policia ka shoqëruar disa nga protestuesit, ndërsa ka tentuar të shpërndajë disa herë pjesëmarrësit duke iu bërë me dije faktin se për shkak të gjendjes së pandemisë tubimet nuk janë të lejuara.

Një ditë më parë, në një intervistë për Euronews Albania, përfaqësues i unionit të operatorëve të transportit publik, Dashnor Memaj e cilësoi protokollin e caktuar nga Ministria e Shëndetësisë për funksionimin e transportit publik si shumë të ashpër.

“Jemi i vetmi subjekt që vijojmë të jemi të mbyllur. Ministrja e ka bërë mbylljen me urdhër dhe me urdhër duhet të bëhet dhe hapja, dhe jo me Facebook. Numri i udhëtarëve është 70% e kapacitet dhe ulja të jetë në mënyrë diagonale.

Përgjegjësia te protokolli është e jashtëzakonshme pasi me 2-3 shkelje shkon për ndjekje penale administratori. T’i hiqet përgjegjësia subjektit dhe t’i lihet qytetarëve. Ka pika të protokollit që bien ndesh me njëra-tjetrën. Kërkohet dezinfektim por kjo ka një kosto”, tha ai. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026