Rruga “Egnatia” e harruar, studiuesi Tare: Duhet kthyer në atraksion turistik
Egnatia është një nga rrugët më të vjetra dhe ndërkohë më të mëdha të botës Antike, e cila niste në Durrës dhe arrinte deri në Stamboll.
Romakët e ndërtuan për qëllime ushtarake dhe tregtare për t’u lidhur me botën lindore. Rruga “Egnatia” nga Durrësi e deri në Qafë-Thanë është monumenti më i njohur dhe më i rëndësishëm i antikitetit në Shqipëri.
Gjurmët e rrugës janë ende ndonëse krejt e harruar.
“Do ta quaja të harruar, të braktisur, të panjohur, të prishur. Ka pasur disa përpjekje në kohë të ndryshme, të vogla, nuk ka pasur asnjë here interes”, tha Auron Tare.
Për studiuesin Auron Tare, kjo rrugë mund të shfrytëzohet për turizëm për të tërhequr sa më shumë vizitorë.
“Egnatia është e shtrirë të paktën në 2700 vjet, brenda historia e Mesdheut tregohet në Egnatia. Do të kishim për 10 vitet e ardhshme 500 mijë deri në 1.5 milion njerëz” u shpreh ai.
Ringjallja e rrugës “Egnatia” sjell një impakt ekonomik dhe për zonat përreth, sipas Tares.
“Ti lidh një seri shtetesh dhe mund ta kthesh këtë në modelin e Santiago de Compostela, nëse do ta ringjallësh dhe të japësh një impact ekonomik”, theksoi studiuesi.
Nuk mungojnë vizitorët që zgjedhin të ndjekin gjurmët e rrugës “Egnatia” në Shqipëri, ndonëse me vështirësi, teksa sot nuk ka asnjë plan apo iniciativë për të rikthyer gjurmët mijëravjeçarçare të rrugës më të njohur mesdhetare në antikitet.
LEXONI GJITHASHTU
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut