Shpëtoi vëllain dhe shokun nga mbytja, 18-vjeçari shpallet “Dëshmor i Atdheut”
Anri Kashiku, 18-vjeçari i cili shpëtoi nga mbytja vëllain dhe shokun e tij nga mbytja në plazhin e Durrësit, është shpallur “Dëshmor i Atdheut”.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në familjen e Anrit pasditen e së premtes.
Me lule në duar, kreu i qeverisë ishte i shoqëruar nga ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro dhe nga kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme, ku Anri ka dalluar fillimisht thirrjet e të miturve për ndihmë dhe është futur në detin e trazuar për t’i shpëtuar me një varkë të vogël.
Për shkak të dallgëve, mjeti lundrues ka pasur vështirësi dhe 18-vjeçari ka zbritur për t’i ndihmuar të miturit me not.
Ai mundi të shpëtojë vëllain dhe shokun e tij, por fatkeqësisht nuk mundi t’ia dilte vet.
Autoritetet e gjetën trupin e pajetë të Anrit pas disa minutash rreth 20 metra larg bregut.
LEXONI GJITHASHTU
761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë