Rama: Deri në fund krah atyre që luftuan për padrejtësinë historike ndaj shqiptarëve
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shprehet i indinjuar lidhur me akuzat e ngritura nga Gjykata Speciale ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli
Rama thotë se, do të jetë deri në fund krah Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët sipas tij kanë luftuar kundër ferrit të Milosheviçit duke mbyllur me gjak padrejtësinë historike ndaj shqiptarëve.
“Qëkur e kam marrë lajmin e listës së Tribunalit Special dhe kam lexuar emrat e kriminelëve të supozuar të Luftës Çlirimtare të Kosovës, përpiqem po nuk arrij të formuloj fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën time!
Do të shprehem publikisht nesër me një mesazh për të gjithë shqiptarët, por jam e do të jem deri në fund, në krah të të gjithë atyre që luftuan me armë për ta çprangosur Kosovën e burgosur në ferrin e Sllobodan Milosheviçit, duke mbyllur me gjak, nder e lavdi një histori padrejtësie historike në zemër të Europës! Rroftë Kosova dhe sot më shumë se kurrë nderim udhëheqësve të luftës çlirimtare”, përfundon Rama.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania