PD akuzon Bordin e Transparencës: Ulja e çmimeve, tallje për qytetarët
Partia Demokratike akuzoi sot Bordin e Transparencës së me çmimet e vendosura për karburantet e fundit po favorizon kompanitë në kurriz të qytetarëve.
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Aldo Bumçi u shpreh se ulja e naftës me vetëm 2 lekë në kushtet që çmimi i fuçisë në tregun ndërkombëtar është 95 dollarë është vjedhje e hapur ndaj qytetarëve.
“Mosreflektimi i uljes së naftës në bursa në tabelat e çmimeve të karburanteve në vend, është shenjë se Bordi nuk bën transparencë, por shërben si gjethe fiku. Nuk i mbron qytetarët, por sajdis qeverinë dhe oborrin e biznesit kryeministror. Me naftën, ushqimet, pasigurinë e jetës dhe humbjen e shpresës, Shqipëria është një vend në rrezik”, u shpreh Bumçi.
Në tre ditët e fundit, Bordi i Transparencës i ka ndryshuar 2 herë çmimet e karburanteve, ku ulje më të ndjeshme ka pësuar benzina.
LEXONI GJITHASHTU:
Video/ Momenti i aksidentit tragjik në Unazën e Madhe, betoniereja përplas makinën dhe bie nga ura
Dita e 53-të e protestës, qytetarët ndalen në Kryeministri për të marshuar në rrugët e Tiranës
Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
- 20:54 Video/ Momenti i aksidentit tragjik në Unazën e Madhe, betoniereja përplas makinën dhe bie nga ura
- 20:42 Pas kërcënimit të Trump, Irani: Askush nuk do të shesë naftë nëse Teherani nuk mundet
- 20:19 Dita e 53-të e protestës, qytetarët ndalen në Kryeministri për të marshuar në rrugët e Tiranës
- 20:14 Mbi 3 mijë persona evakuohen nga zjarret që përfshinë Kanadanë
- 20:11 Presidenti i Nikaraguas: Nuk do të ketë më zgjedhje në vend
- 19:39 Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon