Lideri i opozitës e quan tradhti votimin e propozimit francez
Lideri i opozitës maqedonase VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski e quajti votimin e propozimit francez në Parlament si tradhti dhe turp për pushtetin.
Ai rikonfirmoi bllokimin e ndryshimeve kushtetuese kur të vijnë në rend dite dhe për këtë gjë shtoi se ka mbledhur garanci me shkrim në noter nga të gjithë deputetët e saj.
Deputetet e Maqedonisë së Veriut miratuan të shtunën në parlament propozimin francez për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Propozimi mori 68 votat e maxhorancës, ndërkohë që deputetët e opozitës nuk morën pjesë në votim. Këta të fundit kanë paralajmëruar një protestë kundër këtij propozimi.
Propozimi francez përcakton se kërkesat e Bullgarisë për të futur në kushtetutën maqedonase minoritetin e saj të kryhet pas mbajtjes së Konferencës Ndërqeveritare me Bashkimin Europian dhe hapja faktike e negociatave të ndodhë pasi këto ndryshime të kryhen.
LEXONI GJITHASHTU:
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta