Reformimi i ujësjellësve, Balluku: Çdo rubinet duhet të ofrojë ujë të pijshëm

16 Korrik 2022 | 16:40

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ishte e pranishme në nënshkrimin e marrëveshjes me bashkitë e qarkut Dibër dhe Kukës për krijimin e dy shoqërive të reja të Ujësjellës-Kanalizimeve.

Gjatë këtij aktiviteti Balluku deklaroi se reforma e ujit ishte e domosdoshme dhe shoqëritë e reja që do të krijohen duhet t’i garantojnë qytetarëve 24 orë ujë të pijshëm.

Nga 61 ujësjellës që ndodhen në 61 bashki të vendit do të kalohet me 15 ujësjellës qendror, të cilët do të mirëmenaxhojnë financat dhe burimet natyrore nën mbikëqyrje, sqaroi ministrja.

Sipas ministres brenda vitit 2022 priten rezultate konkrete nga reformimi i ujësjellësve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026