Lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra në verilindje të Durrësit

25 Qershor 2020 | 08:11

Një tërmet i magnitudës 3.4 të shkallës Rihter u ndje mëngjesin e së enjtes në Shqipërinë e mesme dhe atë perëndimore.

Instituti i Gjeoshkencës raportoi se lëkundjet ishin me epiqendër 19 kilometra në verilindje të Durrësit dhe thellësi rreth 10 kilometër nëntokë. Më konkretisht në zonën mes fshatrave Hamallaj dhe Armath.

Tërmeti u ndje rreth orës 9:53 minuta, dhe lëkundje të lehta pati edhe në Tiranë. Momentalisht nuk ka raportime për të lënduar apo dhe dëme.

Një tërmet i ngjashëm, por disi më i fortë, u ndje edhe në fillim të muajit qershor. Në fakt më datë 8 tërmeti i datës 8 ishte i magnitudës 4.3 dhe me epiqendër në Gjirin e Lalzit.

Vlen të theksohet se zona e Durrësit dhe pjesa e veriperëndimore e saj janë ndër zonat më të prekura nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019, i cili shkaktoi 51 viktima dhe dëmtimin e dhjetëra mijëra ndërtesave.

 

Lexoni gjithashtu:

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra te Gjiri i Lalzit

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026