Dështon takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel

18 Korrik 2022 | 17:42

Takimi në Bruksel midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, planifikuar për ditën e nesërme, ka dështuar.

Kështu deklaroi zëvendës kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në Komisionin për Integrim Evropian këtë të hënë.

Sipas tij, Kurti ishte i gatshëm për takim në Bruksel, por Vuçiç ka dhënë si arsyetim vizitën e presidentit të Egjiptit, i cili do të qëndrojë për 3 ditë në Beograd.

Bislimi shtoi se Serbia po tenton të sabotojë dhe minojë procesin e dialogut me Kosovën.

Kurti është deklaruar i gatshëm që të fillojë sa më shpejt diskutimet për marrëveshje gjithëpërfshirëse, por Vuçiç ka përdorur si arsyetim vizitën e presidentit të Egjiptit, i cili pritet të qëndrojë tri ditë në Serbi”, tha ai.

Pak ditë më parë, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak theksoi se po planifikohej një takim midis Kurtit dhe Vuçiç në muajin korrik/

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026

BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
16:25 | 22/07/2026

Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekretuar largimin përfundimtar nga puna të 20 prokurorëve serbë të cilët ishin larguar nga vendet...
11:20 | 22/07/2026