Kryeministri çek: BE më e fortë nga përfshirja e Shqipërisë dhe RMV-së
Kryeministri i Republikës Çeke, Petr Fiala deklaroi sot se Bashkimi Evropian do të jetë më i fortë nga përfshirja brenda tij, e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa siguroi për mbështetje në rrugën drejt anëtarësimit të plotë.
“Në emër të Presidencës Çeke, Këshilli i BE-së uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për këtë gur kilometrik. Ne do të jemi më të fortë nga zgjedhja juaj që është testuar tashmë shumë herë“, tha kryeministri çek.
Kryeministri Fiala vlerësoi edhe qëndrimin e mbajtur nga të dy vendet, ndaj agresionit rus në Ukrainë.
“Duke pasur parasysh agresionin rus, ne e vlerësojmë qëndrimin tuaj për të pasur politikë sigurie të njëjtë me Bashkimin Evropian. Në Evropën e sotme ne duhet të jemi bashkë gjatë gjithë kohës”, tha ai.
Njëkohësisht, Fiala siguroi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për mbështetje të mëtejshme në rrugën e integrimit.
Sipas tij, Republika Çeke dhe e gjithë Evropa Qendrore e di shumë mire rëndësinë e integrimit evropian, për demokracitë, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik.
Këtë të martë në Bruksel u zhvillua Konferenca e parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.
Hapja e negociatave do të thotë një proces teknik që do të nisë me kontrollin e plotë të administratës shtetërore shqiptare dhe të gjithë legjislacionit shqiptar që të përafrohet me legjislacionin e Bashkimit Europian.
LEXONI GJITHASHTU:
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës