Plotësimi i Gjykatës së Lartë, PS kritika të forta KLGj-së: S’mund të mbahet peng Shqipëria deri në Bruksel

25 Qershor 2020 | 12:52

Vërejtjet ndërkombëtare për mungesën e një Gjykate Kushtetuese funksionale duket se nuk janë kapërdirë nga maxhoranca socialiste, gjë e cila ka vënë në pikëpyetje edhe rezultatet e reformës në drejtësi.

Në seancën plenare të së enjtes, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Nureda Llagami raportoi mbi veprimtarinë e këtij institucioni ku dha edhe versionin e saj se përse nuk po plotësohet Gjykata e Lartë.

“Për hapjen e thirrjeve për ndgritjen në detyrë Këshilli ka mbajtur parasysh përgjegjësinë kushtetutese për mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor dhe moscenimin e funksionalitetit të gjykatave të veçanta veçanërisht të Gjykatës së Posaçem. Aktualisht sistemit përballet me mungesa të burimeve njerëzore si pasojë e procesit të rivlerësimit,” – u shpreh Llagami.

Por këto qëndrime të kryetares së KLGj-së nuk bindën as Gramoz Ruçin ku ndërhyrjet e tij për çështje të rendit të ditës kanë qenë shumë të rralla. Sipas tij, problemi i Gjykatës së Lartë nuk mund të mbajë peng “Shqipërinë, as në Bruksel” dhe kërkoi zgjidhje.

“Edhe Kuvendit, edhe publiku shqiptar dhe partnerët tanë ndërkombëtarë janë të interesuar kur do të plotësohen vakancat në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese që është rrjedhojë e mosplotësimit të Gjykatës së Lartë. S’ka asnjë arsye, as ligjore, që ju me mos-hapjen e të gjitha vendeve në Gjykatën e Lartë të mbahet peng Shqipëria deri në Bruksel,” – tha Ruçi.

Në mbështetje të kryeparlamentarit doli edhe deputeti Ulsi Manja, i cili u tregua edhe më radikal në qëndrimin e tij, duke paralajmëruar edhe masa nga vetë Kuvendit.

“Kushdo që pengon në atë Këshill, pak rëndësi ka, këtë detyrë, sigurisht që do të jetë pjesë e analizës dhe në Kuvendin e Shqipërisë,” – u shpreh Manja.

Aktualisht Gjykata e Lartë ka në përbërje 3 anëtarë nga 19 që duhet të ketë.

 

Lexoni gjithashtu:

Dvorani kërkesë zëvendëskryetares së KED-së të vijojë punën për emërimet në Gjykatën Kushtetuese

Situata në gjykatat e apeleve, KLGJ ende pa zgjidhje edhe pse janë larguar 38 gjyqtarë

Situata në Gjykatën e Lartë alarmante, 183 vite për të zgjidhur një çështje

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026