Para gjykatës të arrestuarit për kapjen e 60 kg kokainë në anije

19 Korrik 2022 | 11:53

Më 17 maj u kapën 53 pako me kokainë në portin e Durrësit, të ndara në 2 çanta.

Lënda narkotike është gjetur në një anije qymyri ‘Unistream’, që transportonte 6 500 ton qymyr, ndërsa kokaina është gjetur në hambar në mes të qymyrit.

12 të arrestuarit, me 3 shtetësi e kombësi, përkatësisht 4 rus, 1 ukrainas dhe 7 filipinezë, kanë mbërritur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Atyre u janë sekuestruar pasaportat, me kërkesë të SPAK për të mos lejuar daljen e tyre nga vendi. Ekuipazhi i anijes, të cilit nuk i është konstatuar asnjë lidhje me ngarkesën e drogës gjatë hetimeve, kërkojnë mbrapsht jo vetëm pasaportat e sekuestruara, por dhe celularët e sendet e tjera personale.

Për 9 prej tyre u mor masa arrest me burg, ndërsa të tjerët janë me detyrim paraqitje.

Prej 3 muajsh, shtetasit e huaj, qëndrojnë nën mbikëqyrjen policore brenda anijes së sekuestruar në brigjet e Adriatikut me motorin emergjent të ndezur.

Në Gjykatën e Shkallës së parë ra në sy, sidomos theksi i dy gjuhëve, asaj ruse dhe ukrainase. Qytetarë të këtyre dy vendeve, që prej muajsh i ndan lufta me njëri-tjetrin, i “bashkon” Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për një hetim mbi trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Anija e mallrave 132 metra e gjatë ishte nisur nga Barranquilla, një port në Kolumbi dhe mbërriti në Durrës pas lundrimit gati 20 ditor.

Ajo u vendos në Terminalin Lindor që shërben për ngarkim-shkarkimin e mineraleve mëngjesin e 16 majit dhe pas ndërhyrjes së policisë mes qymyrit u gjet lënda narkotike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara

Kryeministri Edi Rama këtë të hënë po zhvillon një takim në Qendrën Sociale “Jonathan” ku në fokus është mbështetja ekonomike e fëmijëve dhe të rinjve...
14:43 | 20/07/2026

Berisha: Rama u tërhoq nga Reforma territoriale, doni të shkurtoni 20 bashki. Balla: Po dezinformon qytetarët

Kreu i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend ka hedhur akuza ndaj mazhorancës se ka prishur dakordësinë për Komisionin e Posaçëm të...
14:04 | 20/07/2026

LIVE- Policia “blindon” Kuvendin, qytetarët në protestë. Debate në seancën plenare

Këtë të enjte do te zhvillohet seanca e radhës në Kuvend. Seanca pritet të nisë në orën 12:00 ndërsa qytetarë të shumtë janë mbledhur para...
13:57 | 20/07/2026