Hapja e negociatave dhe ecuria e Shqipërisë drejt BE-së | 5 zhvillime kryesore
- Hapen negociatat për anëtarësim të Shqipërisë dhe RMV-së në BE
Këtë të martë në Bruksel u zhvilluan Konferencat e para Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, që i hapin rrugë anëtarësimit të tyre në Bashkimin Europian.
Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama u shpreh se sapo ka nisur puna për ëndrrën europiane. Kreu i qeverisë shqiptare u zotua se në Shqipëri nuk është askush imun ndaj drejtësisë.
Ndërkohë, Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi u shpreh se sot është një ditë historikë si për BE-në dhe për Shqipërinë.
Lexoni për më shumë: Hapen negociatat për anëtarësim të Shqipërisë dhe RMV-së në BE

- Rama tregon për Euronews Albania pse s’pati përfaqësi të opozitës në Bruksel
Kryeministri Edi Rama u shpreh për Euronews Albania në Konferencën e Parë Ndërqeveritare, se nuk ka një përfaqësues të opozitës shqiptare sot në Bruksel, pasi nuk dihet ende se kush është në anën e opozitës në vendin tonë.
“Më një format të përcaktuar nga Komisioni për gjithë trupën që do përfaqësonte Shqipërinë në tryezë. Natyrisht që mund të kishim kërkuar një ndryshim për të ftuar një përfaqësues apo më shumë se një, por kemi një problem, që ne nuk dimë se kush është kush në anën e opozitës”, u shpreh Rama.
Lexoni për më shumë: Rama tregon për Euronews Albania pse s’pati përfaqësi të opozitës në Bruksel

- Ecuria e Shqipërisë drejt BE-së, marrëveshjet dhe rekomandimet
Që prej rrëzimit të sistemit komunist, Shqipëria ka pasur marrëdhënie të mira diplomatike me perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nga viti 2000 dhe deri më sot janë zhvilluar takime të rëndësishme për zhvillimin e vendit me Perëndimin, ku nuk kanë munguar anëtarësimet dhe së fundmi hapja e negociatave.
Lexoni për më shumë: Ecuria e Shqipërisë drejt BE-së, marrëveshjet dhe rekomandimet

- ‘Sa kohë na duhet për anëtarësim’, Varhelyi përgjigjet për Euronews Albania
Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi tha për Euronews Albania se sa më shpejt të ecë Shqipëria në rrugën drejt BE-së, aq më shpejt do të lëvizin institucionet europiane për anëtarësimin e saj me të drejta të plota.
Për gazetarin Sonil Frashëri, ai deklaroi se Komisioni Europian do t’i bëjë propozimet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Lexoni për më shumë: ‘Sa kohë na duhet për anëtarësim’, Varhelyi përgjigjet për Euronews Albania

- Biden përshëndet hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe RMV-në
Presidenti amerikan, Joe Biden përshëndeti hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një partner i fortë dhe i besueshëm ndërsa ato vende punojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për të forcuar reformat demokratike dhe për të mbështetur sundimin e ligjit.
Lexoni për më shumë: Biden përshëndet hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe RMV-në

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet