Rreth 70 mijë punonjës fasonerie në vështirësi, Prençe: 50% e fabrikave ende mbyllur, kërkojmë ndihmë nga qeveria
Sektori fason si një nga më të prekurit nga pandemia kërkon të mbështetet në mënyrë të menjëhershme me një paketë të tretë financiare nga qeveria.
Në asamblenë e përgjithshme të shoqatës së fasonerive të mbajtur ditën e djeshme fasonistët thanë se po kalojnë një klimë të papërshtatshme për shkak të humbjeve që kanë ardhur nga pandemia COVID-19. Në sektorin fason punojnë 67 mijë punonjës, ku 80% e tyre janë gra.
Megjithëse masat kufizuese janë hequr, përsëri afro 50% e sekrorit fason ende nuk e kanë rinisur aktivitetin e tyre, për shkak se porositësit nga vendet europiane ende nuk janë rikthyer në treg dhe rezervat me lënde të parë që kompanitë kishin, janë mbaruar gjatë kësaj kohe.
Për nënkryetarin e Shoqatës së Fasonëve Shqiptarë, Edvin Prençe, duhet një ndërhyrje e qeverisë në këtë sektor, për të shmangur një krizë të më tejshme.
“Pandemia edhe në shtetet të tjera që kanë furnizuesit kryesorë janë në bllokim të plotë. Mbi 50 për qind e fasonerive nuk punojnë, në disa fasoneri ka largim të punonjësve gjë për të cilën na vjen shumë keq edhe ne fasonëve pasi kemi investuar për t’i trajnuar këta punonjës.
Po nuk pati një ndërhyrje të fortë, bindëse të qeverisë, do të kemi një krizë edhe më të thellë që duket në rënien e eksporteve dhe shkurtimin e vendeve të punës”, tha ai.
Z. Prençe tha se tashmë të gjitha shoqatat e fasonëve në vend ishin unifikuar në një të vetme, çka sipas tij do ta bëjë më thjeshtë përfaqësimin e të gjitha fasonerive dhe të gjithë prodhuesve shqiptarë.
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje