Dyshimet për dy shtetet për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë | 5 ngjarje

20 Korrik 2022 | 22:18
  • Rama për sulmin kibernetik: Dyshojmë për dy shtete

Sulmi kinernetik është organizuar nga një shtet dhe janë dy shtetet për të cilat ne dyshojmë.

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë, teksa flisa para drejtuesve të rinj politikë të Partisë Socialiste.

Kreu i qeverisë theksoi se sulmi është i sofistikuar dhe në procesin e mbrojtjes e kundërsulmit është përfshirë edhe NATO-ja.

Lexoni për më shumë: Rama për sulmin kibernetik: Dyshojmë për dy shtete

Kryeministri Edi Rama
Foto: LSA
  • VIDEO | Ekzekutimi i ish-policit Reçi dhe lidhja me atentatin e Fushë-Krujës

Euronews Albania ka siguruar videon e ekzekutimit të Xhelal Reçit në Laç në nëntor të vitit të kaluar.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë 2 autorët që dalin të maskuar nga një automjet tip ‘Toyota’ dhe qëllojnë me pistoletë e kallashnikov duke lënë të vdekur në vend 60-vjeçarin.

Kjo është një ndër ngjarjet e vjetra të pazbardhura, të cilët hetuesit i janë rikthyer për zbardhjen e ‘masakrës’ në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë 3 të rinjtë, Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklan Vata.

Lexoni për më shumë: VIDEO | Ekzekutimi i ish-policit Reçi dhe lidhja me atentatin e Fushë-Krujës

Pamje nga vrasja e Xhelal Reçit
  • Dënohet me burg shqiptari që gjuajti me armë në protestën në Shkup

Isuf Koka, biznesmeni shqiptar i cili në protestat e 6 korrikut në Shkup qëlloi me armë, është dënuar me 4 muaj burg.

Gjykata Penale e Shkupit njofton se Isuf Kokës i është caktuar edhe arresti shtëpiak deri në përfundim të procesit gjyqësor. Ai akuzohet për “nxitje e rrezikim të përgjithshëm ndaj qytetarëve”.

Lexoni për më shumë: Dënohet me burg shqiptari që gjuajti me armë në protestën në Shkup

Isuf Koka me armë para protestuesve
  • Paga minimale më e ulët dhe e lartë në vendet e Bashkimit Evropian

Paga minimale është e ndryshme në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, duke filluar nga 332 euro në Bullgari, deri në 2,256 euro në Luksemburg.

Ndër faktorët kryesorë për hendekun midis vendeve të ndryshme është diferenca në koston e jetesës.

Lexoni për më shumë: Paga minimale më e ulët dhe e lartë në vendet e Bashkimit Evropian

Kartëmonedhë euro
  • ‘Radoiçiç është i sanksionuar’, SHBA-të paralajmërojnë Listën Serbe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar Listën Serbe për mbështetjen që i kanë dhënë nënkryetarit të subjekti politik, Millan Radoiçiç, i cili është edhe në kërkim nga autoritetet e Kosovës.

Një zyrtar i lartë amerikan ka thënë për Klan Kosova, se janë në dijeni për deklaratat e fundit të Listës Serbe për Radoiçiç.

Lexoni për më shumë: ‘Radoiçiç është i sanksionuar’, SHBA-të paralajmërojnë Listën Serbe

Millan Radoiçiç
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026