5 vende europiane të rrezikuara nga zjarret, evakuohen mijëra banorë

21 Korrik 2022 | 08:20

Kjo është një nga verat më përvëluese të Europës e prej gati dy javësh zjarret po shkatërrojnë banesa e mijëra hektarë tokë.  Edhe pse temperature janë ulur në Greqi, Itali, Francë, Britani e Spanjë zjarrfikësit ende nuk kanë vënë nën kontroll flakët.

Në periferi të Athinës pasi zjarret u shuan në Pantali, të tjera vatra u shfaqën pranë Megara. Me qindra banorë në këto 24 orë u detyruan të evakuohen nga banesat.

“Ne lamë pas pasuritë, shtëpitë tona, një vatër e vogël shpërtheu sepse temperaturat e janë shumë të larta, dritaret e çdo gjë u prishën, gjysma shtëpisë u shkatërrua” u shpreh një banor

Zjarrëfikësit në Spanjë po ashtu   po përballen me disa vatra zjarri. Në Avila në veri perëndim të Madrid janë djegur më shumë se 4 mijë hektarë tokë, situata përkeqësohet nga era.

Vendet anëtare të BE-së kanë bashkuar forcat këtë verë për të përballuar këtë sezon.

Sllovenia është një nga vendet që përfitoi nga bashkëpunimi. Një avion Italian dhe një austriak iu bashkuan zjarrfikësve vendas për të shuar në zjarr në zonën e Kras.

Teksa I nxehti ekstrem ka pushtuar kontinenti këshilla kryesore është qëndrimi në vende të freskëta. Në Spanjë e Portugali rreth 1900 persona kanë humbur jetën javën e fundit për shkak të të nxehtit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
17:16 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026