“Delegacioni” shqiptar në Oscar 2020

26 Qershor 2020 | 10:59

Filmi shqiptar “Delegacioni”, me regji të Bujar Alimanit, skenar të Artan Minarollit dhe interpretimin e Viktor Zhustit, Ndriçim Xhepës, Xhevdet Ferit etj., do të përfaqësojë Shqipërinë në garën e madhe për Oscar 2020.

Lajmi është bërë me dije nga ambasada shqiptare në Francë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thuhet se bashkëprodhimi Shqipëri/Francë/Greqi, i cili përfaqëson Shqipërinë në “Oscars 2020”, do të shfaqet në kinematë franceze duke filluar nga data 22 korrik.

Edhe ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e ka ndarë lajmin e mirë në rrjetet sociale, duke shprehur vlerësimin për të gjithë protagonistët e këtij produksioni, veçanërisht për ata që sot nuk janë më, si regjisori Artan Minarolli dhe aktori Xhevdet Feri.

 

Triller politik që zhvillohet në periudhën e fundit të diktaturës komuniste. “Delegacioni” është një film sa njerëzor aq edhe historik, portret i një Shqipërie dramatike në vigjilje të nisjes së rrugës drejt lirisë.

Më 1990, në një krahinë të largët të Shqipërisë, një të burgosur politik e transferojnë papritur dhe pa arsye drejt një vendi të panjohur. Automjeti që e transporton pëson defekt në rrugën në mes të maleve. I burgosuri hyn në bisedë me dy shoqëruesit e tij, besnikë të partisë komuniste.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026