Në pritje të banesave, 14 familje në Manzë në kontejnerë prej 3 vitesh
Tërmeti i 26 nëntorit e la Emine Dokucin në qiell të hapur. Pasi pallati i saj u prish, ajo jeton në Manzë në konteiner.
“Kam tre vjet këtu në shi, jam djegur, jam vrarë, jam bërë operim, kur dola nga spitali e kisha shumë të vështirë, më kanë thënë do marrësh shtëpi, do marrësh sot, do marrësh nesër”, thotë ajo.
Në Manzë, apartamentet e reja janë duke u shpërndarë. Për Emine dhe 13 familjë të tjera, ende nuk dihet fati i banesave.
Godina ku jetonin, ka pasur probleme pronësie. Më parë ka shërbyer si hotel për punëtorët e minierës. Prej disa vitesh ata kanë qënë në proces gjyqësor.
Në këto kontejnerë, gjen më së shumti të moshuar. Fëmijët, duke mos pasur mundësi të jetojnë në një hapsirë kaq të vogël, kanë emigruar.
“Do pres, çfarë të bëj kur prita tre vjet, edhe 1 vit do pres se di. Unë jam një këmbë sipër një këmbë poshtë. E vonuan shumë për mua, ai e di që jam bërë operim, tani pse më vonon, ti sa të mundësh sa më parë” u shpreh Emineja.
Ata kërkojnë që t’u gjendet një zgjidhje sa më shpejt, për shkak të moshës së tyre.
“E hamë një kafshatë bukë, kështu jetojmë, me sakrifica, jemi dy pleq shumë gjatë na shkoi, të paktën të mos rrinim kështu, nuk kemi ku të shtrijmë këmbët”, tha një grua.
Për ironi të fatit, lagja e re e ndërtuar në Manzë, ndodhet përballë tyre. Të lumtur për banorët e tjere, ata luten që një ditë të kenë dhe ata shtëpinë e tyre.
Në Manzë janë ndërtuar 226 apartamente, të cilat janë shpërndarë përmes një shorti publik.
LEXONI GJITHASHTU
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh