Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka dhënë detaje të reja në lidhje me arrestimin e 14 punonjësve të policisë në Shkodër.
Sipas hetimeve të kryera në fund të vitit 2020 dhe vitit 2021, ka rezultuar se punonjësit policie dhe të administratës civile pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë favorizuar subjekteve të caktuara për përfitimin e tenderave me vlera të vogla që janë zhvilluar nga kjo Drejtori.
Lexoni për më shumë: Favorizonin biznese për tendera, si i përfitonin shumat e parave efektivët

- Dosjet e vonuara në drejtësi, 120 mijë stok në gjykata
Vettingu i nisur në vitin 2018 vuri në vështirësi duke rrezikuar kolapsin e sistemit. E para që ngeli pa gjyqtarë ishte Gjykata Kushteteuse e cila nuk ishte funksionale për gati dy vite.
Edhe sot ajo nuk është e plotë, por ka numrat për të shqyrtuar çështje. Ajo që u godit më fort ishte Gjykata e Lartë e cila mbeti vetëm me 1 anëtarë nga 19 që duhet të kishte.
Në fillim të këtij viti numri i dosjeve stok ishte 35, 822 çështje. Aktualisht gjykata ka në organikën e saj 16 gjyqtarë.
Lexoni për më shumë: Dosjet e vonuara në drejtësi, 120 mijë stok në gjykata



