Lukashenko: Bjellorusia është autoritare, por nuk ka të burgosur politikë
Lideri bjellorus, Aleksandër Lukashenko ka pranuar se udhëheq një shtet autoritar, por ka pretenduar se nuk ka të burgosur politikë në shtetin e tij.
“Po, sistemi ynë i pushtetit është më i ashpër. Unë as nuk e përjashtoj termin ‘autoritar’, u shpreh Lukashenko këtë të enjte në një intervistë për agjencinë e lajmeve AFP.
Grupi bjellorus për të drejta të njeriut Viasna, ka thënë se në këtë shtet aktualisht janë 1,259 të burgosur politikë.
Mirëpo Lukashenko ka hedhur poshtë diskutimet dhe sipas tij, askush nga opozita nuk është duke u mbajtur në burg.
Lukashenko, i cili ka udhëhequr Bjellorusinë prej vitit 1994 synon të portretizojë gjithë opozitën ndaj tij si komplot të mbështetur nga Perëndimi.
Lideri 67-vjeçar ka shuar protestat me ndihmën e aleatit të tij, presidentit rus, Vladimir Putin.
LEXONI GJITHASHTU
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit