‘Grabitqarë’, Rama për vjedhjet e pensioneve në Dibër: S’do ketë më kesh
Kryeministri Edi Rama i quajti grabitqarë zyrtarët e postës që janë arrestuar për vjedhje të pensioneve në Dibër.
“E si mund të pranojë kryetari i bashkisë të dëgjojë që posta në x apo y vend të luajë me pensionet. Së shpejti pensionet nuk do të jenë më KESH. Kush do i mbrojë pensionistët nga disa grabitqarë që meritojnë të jenë në një vend dhe jo në zyrat e postës”, u shpreh Rama gjatë një takimi me kryebashkiakët në Pogradec.
Këtë të premte, u arrestua drejtori i Postës së Dibrës, Ilir Vraniçi dhe shefi i zyrës Xhevdet Doda. Dy zyrtarët akuzohen nga Prokuroria për shpërdorim detyre.
Prokurorja Xhoana Mehmetaj ka firmosur urdhër-arrestin edhe për punonjësin e postës Gazmir Hasi, i cili akuzohet për vjedhje dhe falsifikim dokumentesh. Ky person sipas hetimeve ka vjedhur rreth 6 milionë lekë te reja nga pensionet e qytetarëve.
Sipas hetimeve zyrtarë ata kanë pasur dijeni për veprimet e vartësit të tyre.
E gjitha parregullsia sipas veprimeve hetimore të kryera dyshohet se ka ndodhur në periudhën janar-maj të këtij viti.
LEXONI GJITHASHTU:
Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
Partia Demokratike ankimon në Kushtetuese rrëzimin e komisioneve hetimore për AKSHI-n dhe rrugët
- 21:07 Sulmi me bombë në Monako, idenfitikohet dhe shpallet në kërkim autori: Ishte një ukrainase e maskuar si burrë
- 20:27 Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)
- 20:21 Irani i jep lamtumirën Khameneit me ceremoni pesëditore: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit
- 20:15 Portugalia kërkon mbështetje nga BE-ja, Spanja dhe Maroku, ndërsa rreziku i zjarreve rritet
- 20:07 Dita e 34-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:49 Me pankarta dhe flamuj në duar, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë