S’justifikoi rreth 80 mijë euro, shkarkohet nga detyra prokurori i Vlorës
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të prokurorit të Vlorës Alfred Sali, i cili doli para trupës gjykuese më 20 korrik.
KPK kreu një hetim në tre kriteret për Salin, përkatësisht për pastërtinë e figurës, aftësitë profesionale dhe justifikimin e pasurisë.
Sipas KPK ai ka kryer deklarim të rremë si dhe janë konstatuar pasaktësi.
Konkretisht, Sali në 2014, në deklaratën e pasurisë pretendoi se ka fituar në bastet sportive onlinë bet 355 me seli në Gilbraltar shumën prej 79 275 euro.
Një pjesë të kësaj shume prokurori deklaroi se ia kishte dhënë hua babait të tij në vlerën e 56 mijë eurove.
Sipas KPK, shuma e parave e fituar në lojërat e fatit, duket e dyshimtë, pasi nuk vjen në harmoni me deklaratat e pasurisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës