‘Pyesni në SPAK’, Dritan Leli pas marrjes në pyetje nga organi i akuzës

22 Korrik 2022 | 15:57

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli është larguar nga zyrat e Strukturës së Posaçme (SPAK), pas më shumë se një orë në pyetje në organin e akuzës.

Leli nuk ka preferuar të ketë një një prononcim për mediat, duke thënë vetëm “Pyesni në SPAK”.

Ende nuk dihen arsyet se përse Leli u pyet këtë të premte nga Struktura e Posaçme.

Së fundmi, borxhet e ujësjellësit kanë nxjerrë në pah një tjetër përplasje mes kryebashkiakut të Vlorës dhe Këshillit Bashkiak.

Me një shumicë të Partisë Socialiste, anëtarët e këtij këshilli, kanë kërkuar që ujësjellësi të kthehet në një shoqëri aksionere.

Për “Euronews Albania”, kryebashkiaku Dritan Leli ka deklaruar se Bashkia e Vlorës nuk është kundër rajonalizimit të ujësjellësave, por duhet një analizë dhe konsultim me publikun.

Vetë Leli, i cili i është drejtuar me një letër Këshillit Bashkiak për të mos miratuar këtë projekt vendim.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026