Vendimi, kufijtë e BE-së mbeten të mbyllur për shqiptarët
Shqiptarët nuk mund të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, ashtu sikurse pjesa më e madhe e shtetasve të Ballkanit Perëndimor. Përjashtim bëjnë vetëm ata nga Serbia dhe Mali i Zi.
Pas më shumë se, gjashtë orë diskutime, Këshilli i BE mori vendimin që u shoqërua me një listë, ku janë renditur 15 shtete. Për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje e Hercegovinën kufizimet do të mbeten, edhe pas datës 1 korrik, edhe pse Komisioni Evropian kishte propozuar pak kohë më parë që për të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor të hapen kufijtë pasi situata epidemiologjike e coronavirusit ishte e ngjashme.
Në këtë listë bëjnë pjesë: Algjeria, Australia, Kanadaja, Gjeorgjia, Japonia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia, Uruguai dhe Kina.
Bie në sy se në listë mbetet Kina, ndërsa nuk janë hequr kufizimet për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që mund të sjellë reagimin e administratës amerikane. Sipas zyrtarëve të BE, lista është bazuar në rrezikun real të situatës epidemiologjike të përhapjes së coronavirus dhe nuk janë aspak politike.
Kriteri kryesor për heqjen e kufizimeve për hyrje në BE, ka qenë fakti që të ketë më pak se 16 raste me COVID-19 për 100.000 banorë në dy javët e fundit.
Lista e vendeve me të cilët BE do të ketë të hapur kufijtë do të plotësohet çdo dy javë. Ndaj nëse në vendin tonë do të përmirësohet situata, atëherë unioni mund të hapë kufirin vetëm pas dy javësh.
Përjashtime do të ketë dhe këtu përfshihen: udhëtimet në BE për punë sezonale në bujqësi, udhëtimet për studime, për diplomatët, punëtorët shëndetësorë dhe disa kategori tjera. Po ashtu kufizimet nuk do të vlejnë për personat të cilët do të kalojnë tranzit.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit