Bebet nuk duhet të lahen në det

22 Korrik 2022 | 21:04

Bebet nuk duhet të lahen në det!

Ndonëse jemi në mes të sezonit të plazhit shumë prindër i marrin fëmijët në plazhe por nuk infomohen se kur është momenti që ata duhet të bien në kontakt me ujin në det.

Mjekët pediatër ngrënë alarmin si dhe listojnë efektet e padëshiruara që mund  të shfaqen tek fëmijët nëse lahen në det.

Mjekja pediatre pranë Qendrës Shëndetësore nr.2 në kryeqytet, Sonila Brati tregon për Euronews Albania se kur është mosha ideale kur prindërit mund të cojnë fëmijët në plazh.

“Fëmijët e vegjël duhet të kenë shumë kujdes nga uji i detit dhe i pishinave. Të vegjlit e moshës 6 muaj e sipër këshillohen të lahen në ujin e detit. Nuk rekomamdohet mosha më  e vogël pasi fëmija mund të ketë mundësi irritimi të lëkurës dhe infeksione”, u shpreh mjekja.

Imuniteti i foshnjave nuk është plotësisht i zhvilluar dhe ata mund të sëmuren duke hyrë në det.

Mjekja Brati tregon edhe domosdoshmërinë  e përdorimit të kremërave mbrojtës si dhe oraret e ekspozimit.

“Kujdes duhet dhe nga rrezet e diellit me kremra me SPF 30 50. Fëmijët nuk duhet të ekspozohen në orët e pikut 10-17”, u shpreh mjekja.

 Çfarë duhet të keni kujdes:

Foshnjat deri në një vjeç nuk duhet të kalojnë më shumë se 15 minuta në det. Fëmijët nga 18 muaj deri në 3 vjeç nuk duhet të kalojnë 20 deri në 40 minuta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm

Monitorimi i rrahjeve të zemrës apo i nivelit të glukozës shumë shprejt do të kryhet përmes bojës së tatuazheve. Kërkuesit në Korenë e Jugut po...
15:40 | 05/08/2022

UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt

Teknologjia gjysmë-automatike e pozicionit jashtë loje, do të jetë një risi e cila pritet të implemetohet në superkupën e UEFA-s mes Real Madrid dhe Eintracht...
14:19 | 05/08/2022

Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve

Imazhi i një princëshë të vogël. Nëse dikush do të dojë sot të blejë për vajzën fustanin blu me bija të bardha dhe jakë bebe...
16:29 | 04/08/2022