Atentati në Laç dhe lidhja e të plagosurit me Ervis Martinaj | 5 ngjarje
- Një viktimë nga atentati në Laç
Një person ka mbetur i vdekur pas të shtënave me armë në Laç këtë të premte.
Viktima është shtetasi i identifikuar si Klisman Preçi 27 vjeç. Ndërkohë, i plagosur ka mbetur 46-vjeçari Ylli Brahimi i cili është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Lexoni për më shumë: Një viktimë nga atentati në Laç

- I plagosuri në Laç miku i Ervis Martinaj, lidhja me atenatin e Fushë-Krujës
Atentati i ndodhur mbrëmjen e së premtes në Laç ku mbeti i vdekur Klisman Preçi dhe i plagosur Ylli Brahimi, dyshohet se ka lidhje me atentatin e Fushë-Krujës.
Kjo për shkak se një prej shënjestrave të atentatit të sotëm, Ylli Brahimi njihej si krah dhe lidhje e Ervis Martinaj.
Tre persona kanë mbetën të vdekur nga një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës, mesditën e së dielës.
Lexoni për më shumë: I plagosuri në Laç miku i Ervis Martinaj, lidhja me atenatin e Fushë-Krujës

- Breshëri automatiku drejt automjetit të blinduar, detaje nga atentati në Laç
Klisman Preçi, viktima e atentatit të sotëm në Laç dhe i plagosuri Ylli Brahimi, u qëlluan me breshëri automatiku në drejtim të automjetit fouristradë “Land Rover” që ishte e blinduar.
Është ky detaji më i fundit i raportuar nga gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 minuta në qytetin e Milotit, në hyrje të një pallati.
Lexoni për më shumë: Breshëri automatiku drejt automjetit të blinduar, detaje nga atentati në Laç

- Baton Haxhiu: SHBA i kërkoi Britanisë së Madhe të shpallë ‘non grata’ Berishën
Për analistin Baton Haxhiu, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndikuar në vendimin e Britanisë së Madhe për të shpallur ‘non grata’ ish-kryeministrin dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Haxhiu u shpreh se SHBA-të janë aleati i madh i Britanisë së Madhe dhe i kanë kërkuar që të vendosin sanksione ndaj Berishës.
Lexoni për më shumë: Baton Haxhiu: SHBA i kërkoi Britanisë së Madhe të shpallë ‘non grata’ Berishën

- Britanikët në sitë pasuritë e shqiptarëve, Baton Haxhiu: Si synim kanë veriun
Analisti Baton Haxhiu deklaroi se Britania e Madhe ka për qëllim të vendosë në sitë pasuritë e shqiptarëve në vendin ishullor, të përfituar nga krimi.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Haxhiu u shpreh se britanikët janë të shqetësuar kryesisht për veriun e Shqipërisë, nga ku një pjesë e madhe e shqiptarëve, përfshirë të miturit, shkojnë në Britani të Madhe dhe kryejnë vepra kriminale.
Lexoni për më shumë: Britanikët në sitë pasuritë e shqiptarëve, Baton Haxhiu: Si synim kanë veriun

Përfshihen nga flakët tokat e fshatit Rromës në Mallakastër, digjen ullishte dhe sipërfaqe bujqësore (VIDEO)
Qytetarët mbledhin mbeturinat e hedhura gjatë protestës, qeset i vendosin para efektivëve të policisë (VIDEO)
Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
- 14:08 Në janar i shpëtoi atentatit, vritet kryebashkiaku i Meksikës. Persona të armatosur sulmuan zyrën e tij
- 14:04 Përfshihen nga flakët tokat e fshatit Rromës në Mallakastër, digjen ullishte dhe sipërfaqe bujqësore (VIDEO)
- 13:54 Qytetarët mbledhin mbeturinat e hedhura gjatë protestës, qeset i vendosin para efektivëve të policisë (VIDEO)
- 13:39 Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
- 13:37 Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave
- 13:18 BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës