Atentatet ndaj grupit të Ervis Martinajt, Ylli Brahimi rasti i katërt

23 Korrik 2022 | 08:37

Atentati i ndodhur mbrëmjen e së premtes në Laç ku humbi jetën Klisman Preçi dhe i plagosur , dyshohet se ka lidhje me atentatin e Fushë-Krujës.

Një prej shënjestrave të atentatit të djeshëm, Ylli Brahimi njihej si krah dhe lidhje e Ervis Martinaj.

Brahimi po lufton me jetën në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Por kush po e godet Ervis Martinaj?

Ylli Brahimi nuk i vetmi mik apo bashkëpunëtor i Ervis Martinajt, që ka rënë pre e atentateve.

23 vjeçari Brilant Martinaj, kushëri i Ervis Martinajt mbeti viktime e atentatit të trefishtë në Fushë-Krujë, të ndodhur rreth një javë më parë.

Po kështu, në gusht të 2019 në Tiranë do ekzekutohej Santiago Malko. Për këtë ngjarje u dënua vetëm Bledi Teta me 25 burg.

Ndërsa në kërkim janë Leonard dhe Erlis Duka dhe disa persona te tjerë të cilët kishin rol në këtë organizimin dhe ekzekutimin e Malkos.

Motiv i vrasje ishte kontrolli i tregut i basteve sportive ku në njërin krahë qëndronte Malko dhe Martinaj dhe krahun tjetër vellezërit Duka.

Sakaq, në 13 nentor te vitit të kaluar po në Tiranë do ekzekutohej Erigers Mihasi, lidhje e ngushtë e Ervis Martinajt.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026