PD akuzon qeverinë për lidhje me krimin, reagimet për atentatin në Laç

23 Korrik 2022 | 11:19

Ngjarjen e ndodhur në Laç ku u vra një i ri dhe u plagos një tjetër, kreu i PD-së Sali Berisha e quan “sundim të bandave vrasëse të lidhura me qeverinë”.

Në një reagim në rrejtet sociale, Berisha shpërndau një denoncim të ardhur në adresë të tij të një qytetari të Laçit, i cili shprehet i terrorizuar me mungesën e sigurisë për jetën të kërcënuar çdo ditë nga kriminelët.

Për ngjarjen ka reaguar edhe deputeti Enkelejd Alibeaj.

Dështim të qeverisë përballë krimit dhe bandave e quan ai ngjarjen e një dite më parë, duke theksuar se Partia Demokratike ka denoncuar përfshirjen e disa segmenteve të caktuara të policisë së shtetit me botën e krimit dhe ngjarja në Laç e konfirmon këtë.

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 21:30 minuta në qytetin e Milotit.

Të shtënat kanë lënë të plagosur rëndë fillimisht në vend si 27-vjeçarin Klisman Preçin dhe 46-vjeçarin Ylli Brahimi.

Ata janë dy emra shumë të njohur për policinë pasi kanë qenë shënjestër të atentateve të mëparshme të cilat kanë dështuar.

Ylli Brahimi ndodhet në sallën e operacionit dhe nuk ka informacione rreth gjendjes së tij shëndetësore, ndërsa Klisman Preçi nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra.

Atentati i ndodhur në Laç dyshohet se ka lidhje me atentatin e Fushë-Krujës.

Kjo për shkak se një prej shënjestrave të atentatit të sotëm, Ylli Brahimi njihej si krah dhe lidhje e Ervis Martinaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026