Publikohen dokumenta zyrtare pas sulmit kibernetik | 5 zhvillime kryesore

24 Korrik 2022 | 13:05
  • Sulmi kibernetik, hakerat publikojnë dokumente të institucioneve shtetërore

Një grup i vetëquajtur Homeland Justice (Drejtësi për Ardheun) pretendon se ka qenë pas hakerimit të e-albania.

Për ta vërtetuar këtë, ky grup ka publikuar një folder brenda të cilit ka materiale të institucioneve më të rëndësishme të shtetit shqiptar.

Justifikimi i sulmit të tyre shpjegohet nën parrullën: “Pse duhet qe të shpenzohen taksat tona per terroristët e Durrësit”, duke iu referuar ish-muxhahedinëve iranianë (MEK) që janë strehuar në Manzë të Durrësit.

Lexoni për më shumë: Sulmi kibernetik, hakerat publikojnë dokumente të institucioneve shtetërore

Folder me dokumente të AKSHI-t, publikuar nga hakerat
  • Sot betohet presidenti i ri, Bajram Begaj

Këtë të dielë në orën 18:00 do të zhvillohet ceremonia solemne e betimit të presidentit të ri, Bajram Begaj në Parlament.

Më pas, një ceremoni do të organizohet edhe në Presidencë, për marrjen e detyrës së re nga Begaj.

Bajram Begaj u zgjodh Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë në muajin prill. Në votimin që u krye në seancën plenare në Kuvend, morën pjesë 83 deputetë.

Lexoni për më shumë: Sot betohet presidenti i ri, Bajram Begaj

Presidenti i zgjedhur, Bajram Begaj
Foto: LSA
  • ‘Të ndërtojmë të ardhmen e përbashkët’, Charles Michel uron Bajram Begajn

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel ka uruar Bajram Begajn me rastin e marrjes së detyrës si President i Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Michel shprehet se me hapjen e negociatave, marrëdhëniet BE-Shqipëri kanë hyrë në një stad të ri.

Michel theksoi se mezi pret që BE-ja dhe Shqipëria të ndërtojnë të ardhmen e tyre të përbashkët.

Lexoni për më shumë: ‘Të ndërtojmë të ardhmen e përbashkët’, Charles Michel uron Bajram Begajn

Charles Michel, president i KE
  • Të shtëna me armë në Vlorë, policia në ndjekje të autorit

Të shtëna me armë janë regjistruar mesditën e së dielës në zonën e “Ujit të Ftohtë” në qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Policia ka ngritur pika kontrolli, teksa vijon krehja e zonës për kapjen e autorit i cili është identifikuar.

Lexoni për më shumë: Të shtëna me armë në Vlorë, policia në ndjekje të autorit

Pamje nga vendngjarja
  • Akuzohet për korrupsion, gjyqtarja e Elbasanit lihet në “arrest shtëpie”

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka.

Gjyqtarja u paraqit mëngjesin e kësaj të diele në zyrat e GJKKO-së, për t’u njohur me masën e sigurisë, marrë në mungesë.

Ajo akuzohet nga Struktura e Posaçme (SPAK) për korrupsion, pasi dyshohet se ka negociuar me familjarë të një të arrestuari për t’i lehtësuar pozitën penale.

Lexoni për më shumë: Akuzohet për korrupsion, gjyqtarja e Elbasanit lihet në “arrest shtëpie”

Gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshka mbërrin në GJKKO
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:18 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026