Basha: Me taksën e sheshtë 9%, të gjithë do të paguajnë më pak

28 Qershor 2020 | 09:33

Nëpërmjet një videoje të postuar në Twitter, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një përllogaritje se sa do të përfitojnë mjekët, infermierët dhe policët nga taksa e sheshte 9% e propozuar nga opozita, në ndryshim nga taksa progresive, që për këta sektorë është aktualisht 13%.

Sipas Bashës, me taksën 9% do të përfitojnë të gjithë të punësuarit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, dhe do të rritet fuqia blerëse e shqiptarëve.

Sistemi i propozuar nga Partia Demokratike, përjashton nga taksat 30 mijë lekëshin e parë të të ardhurave, dhe tatohet me 9% diferenca mbi këtë vlerë.

Sipas kryedemokratit me taksën e sheshtë një mësues i sistemit 9-vjeçar do të paguajë 960 lekë në muaj më pak se me taksën progresive, një polic 1880 lek më pak, ndërsa  një infermier nga 620 deri në 960 lekë më pak në muaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026