Shkarkimi i Zef Mazit, Meta: Rama urren meritokracinë dhe llogaridhënien

25 Korrik 2022 | 10:56

Ilir Meta, tashmë ish-presidenti i vendit, është rikthyer në Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Ai ka thënë se ka rimarrë kartën e anëtarësisë dhe tashmë ‘ky është një agim i ri”. Meta tha se është krenar që krijoi partinë në vitin 2004 për integrimin evropian të vendit.

Ai nënvizoi se shkarkimi i Zef Mazit tregoi se qeveria urren meritokracinë dhe llogaridhënien.

“Po ju tregoj dokumentin e LSI-së. Jam krenar që kam krijuar në 2004 një forcë politike për të forcuar integrimin europian të vendit. Falë atij angazhimi të jashtëzakonshëm të LSI-së u bë rrotacioni ku kleptokracia humbi mbi 20 e ca mandate dhe falë atij rrotacioni në 2006 Shqipëria firmosi marrëveshjen e stabilizim-asocimit. Ju e dini ata i kanë çelur negociatat që në 2012, Mali i Zi. Serbia i ka çelur në 2014. Na i hapëm tani dhe ne shkarkuan krye-negociatorin pa nisur akoma negociatat, duke treguar gjithë seriozitetin edhe përkushtim të atyre që urrejnë integrimin europian, urrejnë llogaridhënien, urrejnë zgjedhjet, urrejnë konkurrencën dhe meritokracinë dhe pluralizmin politik, median e lirë dhe të pavarur. LSI zhbllokoi në proces. Jo vetëm i dha vendit stabilitet por edhe liberalizmin e vizave falë koalicionit ne 2009 me PD-në. Ka bërë çdo gjë LSI-ja për të përshpejtuar integrimin europian të vendit”, u shpreh Meta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026