U porosit nga një grup kriminal, zbardhet vrasja e ish-drejtorit të OST
Policia e Lezhës ka zbardhur vrasjen e ish-drejtorit të OST për zonën e Veriut, Saimir Jaku në shtator të vitit 2016 në Mirëditë.
Në një konferencë për mediat drejtori i Policisë Lezhë Vehbi Bushati tha se ekzekutimi i Jakut është kryer nga vrasës me pagesë.
Ekzekutori është shtetasi Dorian Keqi 40 vjeç, lindur në Kurbin dhe banues në Krujë.
“Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, dyshohet se e ka kryer krimin e vrasjes së shtetasit Saimir Jaku, kundrejt pagesës. Porositësit e vrasjes dyshohet të jenë një grup i strukturuar kriminal që vepron në qarkun Lezhë, tashmë të identifikuar dhe nën hetim nga ana e Policisë. Për shkak të cilësisë së hetimit dhe të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk mund të bëjmë publike të dhëna të tjera për këtë çështje”, tha drejtori i policisë së Lezhës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Keqit, në kuadër të operacionit policor “Gjurma”, janë gjetur dhe sekuestruar 21 aparate celulare dhe 6 mbajtëse të kartave SIM.
Ngjarja e rëndë ndodhi 6 vjet më parë në një lokal në qytetin e Rrëshenit ku Jaku u sulmua me armë zjarri nga dy persona.
Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe një person tjetër që ndodhej në tavolinë me të.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West