Akuzat për inceneratorin e Fierit, rrëzohet kërkesa e ish-zyrtares për liri
Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e Etleva Kondit, ish-drejtoreshë e Ministrisë dhe Mjedisit, anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit, e cila kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë arrest shtëpie.
Bashkë me të ndryshim mase ka kërkuar edhe ish-anëtari tjetër i KVO-së, Pëllumb Abeshi.
Gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest shtëpie për Kondin. Ndërsa për Pëllumb Adeshi masën arrest me burg.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lëshuar 9 urdhër-arreste me kërkesë të SPAK, pas hetimeve për inceneratorin e Fierit.
Mes personave në hetim nga SPAK janë ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, Klodian Zoto, administrator i Integrated Technology Services si dhe ish-administratori i Inceneratorit të Fierit, Arenc Myrtezani.
Akuzat për ish-ministrin Koka janë shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash për rastin e inceneratorit të Fierit, ndërsa aktualisht ndodhet në burg për hetimet që lidhet me inceneratorin e Elbasanit.
Për Zoton, SPAK ka ngritur akuzat e korrupsionit dhe pastrim parash. Gjithashtu dhe Myrtezani dyshohet për korrupsion dhe pastrim parash.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh