Kallëzim anonim në SPAK, si ra në pranga gjyqtarja e Elbasanit

26 Korrik 2022 | 16:38

Euronews Albania siguron dosjen si përfundoi e arrestuar për korrupsion gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshka.

Gjithçka nisi nga një kallëzim i mbërritur në SPAK nga një person anonim, ku ngrihej shqetësimi për punën e gjyqtares në lidhje me dosjen për të arrestuarin Xhuljo Musai.

Pas marrjes së tij denoncimi anonim, menjëherë Prokuroria e Posaçme nisi hetimi.

“Dua të jap informacion për gjyqtaren famëkeqe të Gjykatës së Elbasanit, Zamira Vyshka. Kjo gjyqtare, si një ndër më të korruptuarat, nuk ndalet as nga frika e SPAK apo institucioneve të tjera që veprojnë në vend. Ajo është duke kryer një aferrë korrupstive me një dosje që ka aktualisht në dorë. Bëhet fjalë për çështjen e dërgimit në gjyq për të pandehurin Xhuljo Musa, i akuzuar për plagosje të rëndë me dashje dhe ndodhet i arrestuar në paraburgimin e Elbasanit”, thuhet në kallëzimin anonim.

Sakaq në dosje nënvizohet se gjyqtarja kishte rënë dakord për të marrë 5 mijë euro për të liruar Musain.

Kanë qenë familjarët, ata që kanë tentuar të korruptojnë gjyqtaren Zamira Vyshka, nëpërmjet avokatit të tyre mbrojtës Ilir Pashaj.

Pas hetimeve Zamira Vyshka, bashkë me avokatin janë arrestuar për korrupsion.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026