Parkimi në Vlorë? Mision i pamundur
Gjatë viteve të fundit projektet e rrugëve në Vlorë u kanë dhënë përparësi këmbësorëve duke lënë pa zgjidhje hapësirat për parkime.
“Jam nga Kroacia, shumë e vështirë të gjesh parkim, e pabesueshme, mbrëmjen e djeshme na është dashur 40 minuta. Kemi dy ditë që jemi këtu vijmë nga Saranda,” – u shpreh një turist.
“Jam nga Greqia, kam dhjetë ditë këtu, vendi më pëlqen por për parkim është e vështirë, njësoj në fakt është edhe në Greqi, i njëjti problem,” – tha një tjetër.
“Shumë e vështirë të gjesh parkim do rrimë edhe 4 ditë, jemi nga Finlanda,” – u shpreh një turist tjetër.
Përballë kësaj situate shpesh parkohet edhe në hapësirat e palejuara në bazë të kodit rrugor, duke improvizuar parkime që bien ndesh edhe me tabelat orientuese.
Policia e qarkullimit rrugor pothuajse çdo ditë vendos dhjetëra gjoba që variojnë nga 5 mijë deri në 10 mijë lekë të vjetra.
Vetëm për muajt Qershor -Korrik 3295 masa administrative janë vendosur për parkime të gabuara në qytet dhe zonën bregdetare, tha për Euronews shefi i qarkullimit në Vlorë.
Sipas ekspertëve mungesa e një studimi të detajuar, ndërtimet e shumta të cilat nuk kanë parkime përkatëse janë arsyet kryesore të kësaj situate.
Zyra e infrastrukturës në bashkinë e Vlorës e pranon problemin e mungesës së vendeve të parkimit. Por këtë ia faturon projekteve që nuk parashikojnë vendparkime, siç ndodh në unazën e vogël të qytetit.
Me përfundimin e projektit Lungomare 2, pritet që të përfundojë edhe parkimi disa katësh që përfshin 420 vende parkimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Plagoset një person në Kamëz, humb jetën në spitalin e Traumës
Lëvizte me armë zjarri, arrestohet një person në Korçë (VIDEO)
Amnistia penale, Gogu te Komisioni i Ligjeve: 380 persona përfitojnë liri të plotë. 900 përfitojnë ulje dënimi
- 12:11 Plagoset një person në Kamëz, humb jetën në spitalin e Traumës
- 12:07 Mesazhi i ashpër i Trump: Izraeli dhe Irani të ndalojnë menjëherë sulmet
- 11:52 Lëvizte me armë zjarri, arrestohet një person në Korçë (VIDEO)
- 11:43 Krasniqi: Vonesat politike mund të ndikojnë negativisht në përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare
- 11:42 Pse ngeci marrëveshja SHBA-Iran? ‘Dosja e Libanit’ dhe asetet e ngrira iraniane
- 11:39 Amnistia penale, Gogu te Komisioni i Ligjeve: 380 persona përfitojnë liri të plotë. 900 përfitojnë ulje dënimi