Politikani I.M bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, 5 ngjarjet kryesore
- Politikani I.M ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit
Një politikan i profilit të lartë politik, me inicialet I.M rezulton se ka qenë pjesë e ish sigurimit të shtetit në kohën e komunizmit. Autoriteti i dosjeve e ka zbuluar këtë rast, por ligji e pengon që të ndërmarrë veprime.
Në hartimin e këtij ligji, është vendosur që ata politikanë që kanë certifikatë të pastër sigurie nga komisionet e ngritura gjatë fundit të viteve 1990, komisionet Mezini-Bezhani, të mos ndëshkohet nga autoriteti aktual.
Lexoni për më shumë: Politikani I.M ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit

- Politikani bashkëpunëtor i ish-Sigurimit, Tedi Blushi: Të hapet çdo dosje
Ish-zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar sa i takon lajmit të Autoritetit të Dosjeve i cili thotë se një politikan i nivelit të lartë me iniciale I.M, figuron bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
Autoriteti i dosjeve e ka zbuluar këtë rast, por ligji e pengon që të ndërmarrë veprime dhe për këtë i ka kërkuar Kuvendit të ndrrojë ligjin.
Lexoni për më shumë: Politikani bashkëpunëtor i ish-Sigurimit, Tedi Blushi: Të hapet çdo dosje

- KESH shpenzon 10 milionë € në javë për të furnizuar Shqipërinë
Energjia elektrike ka arritur rekorde të reja historike.
Çmimi për 1 megavat orë në bursën hungareze u shit me 500 euro këtë të martë në periudhë normale, ndërsa në pik vlera arriti në 600 euro për megavat orë.
Të hënën, gjatë orëve 17:00 deri në 20:00, ku është dhe konsumi më i lartë i energjisë, çmimi arriti 710 euro.
Lexoni për më shumë: KESH shpenzon 10 milionë € në javë për të furnizuar Shqipërinë

- Rrezik për shëndetin, ISHMT bllokon rreth 2 mijë lodra
Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka bllokuar rreth 2 mijë lodra që konsiderohen rrezik për shëndetin.
Lodrat ishin kryesisht ujore dhe sipas ISHMT-së, ishin të prodhuara jashtë standardeve të nevojshme për të qëndruar në treg.
Lexoni për më shumë: Rrezik për shëndetin, ISHMT bllokon rreth 2 mijë lodra

- Rama: Shqipëria dhe Italia arrijnë marrëveshjen për njohjen e pensioneve
Shqipëria dhe Italia sapo kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet.
Lajmi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.
“Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshje dhe më në fund, pas një përpjekje të gjatë e thuajse të pamundur, rreth 500 mijë shqiptarë pritet të përfitojnë me hyrjen e saj në fuqi,” – shkroi Rama.
Lexoni për më shumë: Rama: Shqipëria dhe Italia arrijnë marrëveshjen për njohjen e pensioneve
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona