‘S’janë fermerë, por hajdutë’, reagon kreu i Bashkisë së Vaut të Dejës

27 Korrik 2022 | 12:31

Kryetari i Bashkisë Vau Dejës Mark Babani ka reaguar një ditë pas padisë në Prokurorinë e Shkodrës nga fermerët për abuzime në ndarjen e subvencioneve të naftës.

Në fjalën e tij Babani hodhi poshtë akuzat duke theksuar se administrata e bashkisë nuk ka asnjë tagër vendimarrës në këtë proces.

Ai akuzoi se personat qe janë ngritur në protestë nuk janë fermerë.

“Nuk ka lidhje me bashkinë. Nuk është një pjesë e fermerëve, bashkia nuk ka lidhje me këtë pjesë. Kjo vjen si rezultat i shumë sulmeve janë bërë në këtë bashki që në 2019, që me djegien e votave. Nuk janë fermerë këta, janë hajdutë. Një nga ata ka qenë topograf i bashkisë dhe është dënuar me 5 vite për të mos qenë në administratë”, u shpreh ai.

Një ditë më parë, fermerët e Vaut të Dejës depozituan padi në prokurori kundër drejtueses së AZHBR-së Eranda Selmanaj dhe kreut të bashkisë Mark Babani për ndarje abuzive të subvencioneve të naftës.

Pritet nisja e hetimit për rastin në fjalë ku me dhjetëra fermerë pretendojnë se shpërndarja e fondeve është kryer në mënyrë arbitrare. Fermerët pretendojnë se rritja e çmimit të karburantit dhe të plehra kimike rrezikon t’i çojë drejt falimentimit.

35 milionë euro fonde të buxhetuara për skemat e mbështetjes në bujqësi janë ezauruar që në gjysmën e parë të vitit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026