‘I tmerruar nga opozita’, Berisha: Rama urdhëroi manipulimin e dosjes për Metën
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar si një akt të shëmtuar dhe të turpshëm të kryeministrit Edi Rama, manipulimin e dosjes ku aludohet se ish-presidenti Ilir Meta ka qenë pjesë e ish-Sigurimit të shtetit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha thotë se Rama, duke qenë i tmerruar nga opozita, ka sulmuar Metën përmes Autoritetit të Dosjeve, duke shtuar se kjo është një falsifikim dhe manipulim.
Sipas Berishës, Rama po kërkon të krijojë tymnajë për vjedhjet e tij gjatë 23 viteve në pushtet si kryetar bashkie dhe kryeministër.
Ish presidenti Ilir Meta është politikani i lartë me inicialet I.M që figuron në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Autoriteti i Dosjeve e përmend atë me emër dhe mbiemër në dokumentin që i drejtoi Kuvendit ku i kërkon gjithashtu të ndryshojë ligjin, pasi sipas tij nuk mund të verifikohen figurat politike të verifikuara një herë nga komisioni Mezini e Bezhani.
Meta si politikan i hershëm, ka certifikatë pastërtie, por nëse do të verifikohej prapë, thuhet në dokumentin drejtuar kuvendit, rezultati do të ishte ndryshe. Vetë ish-presidenti e quan këtë një lojë të motivuar politikisht.
LEXONI GJITHASHTU
Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë