Ish-ambasadori Berisha: SHBA na deshi edhe pse diktarura e shpalli vend armik

28 Korrik 2022 | 12:29

Ish-ambasadori Mal Berisha thotë se marrëdhëniet diplomatike Shqipëria-SHBA të cilat sot shënojnë 100-vjetorin, kanë pasur shumë pengesa.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai u shpreh se për 51 vite, të dyja vendet kanë pasur marrëdhënie armiqësore, teksa shtoi se Amerika e deshi Shqipërinë, edhe pse diktatura komuniste e shpalli armike.

“Është një udhëtim i gjatë, natyrisht me ato pengesat e veta. Unë zakonisht në rrjetet e mia sociale them rroftë 49-vjetori i marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

51 vjet kanë qenë marrëdhënie armiqësore, kur Shqipëria e vogël që në pushtimin italian dhe gjerman ishte një armike e Amerikës. Fatmirësisht Amerika na deshi gjithmonë, edhe atëherë kur ne nuk e deshëm, ose kur diktatura nuk e deshi dhe jo populli”, theksoi Berisha.

Marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-SHBA kanë nisur më 28 korrik 1922, pak muaj pas përfundimit të Konferencës së Paqes në Paris, ku presidenti amerikan Wilson doli në krah të shqiptarëve.

Këto marrëdhënie patën një ndërprerje prej 52 vitesh gjatë pushtimit italian dhe regjimit komunist për t’u rivendosur sërish më 15 mars 1991 me përmbysjen e regjimit dhe vendosjen e demokracisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026