Rusia dhe SHBA-ja ende pa marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve

28 Korrik 2022 | 14:17

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova tha se janë duke u zhvilluar bisedime për shkëmbim të mundshëm të të burgosurve në mes të Moskës dhe Uashingtonit, por ende nuk është arritur marrëveshje.

“Ende nuk është arritur rezultat konkret”, u shpreh ajo përmes një deklarate, shkruan Reuters.

Të mërkurën, Sekretari i Shtetit Antony Blinken deklaroi se SHBA-ja i kanë ofruar Rusisë një marrëveshje që synon lirimin e yllit të basketbollit Brittney Griner dhe amerikanit të burgosur, Paul Whelan.

Blinken nënvizoi se pret të flasë me homologun rus për herë të parë që kur Kremlini sulmoi Ukrainën, një ndryshim i mprehtë i politikës së mëparshme amerikane.

Familjarët e të dy amerikanëve janë duke kërkuar vazhdimisht nga administrata Biden për kthimin e tyre.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës

Banorët sulmuan këtë javë një ekip i cili merret me varrimin e viktimave që kanë humbur jetën nga infektimet me Ebola në provincën Kivu Jugore...
15:32 | 04/06/2026

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026