Autoriteti i Dosjeve padi për çështjen I.M| 5 zhvillimet kryesore
- Autoriteti i Dosjeve po përgatit padinë për çështjen I.M
Autoriteti kërkon që Prokuroria të zbardhë se kush është personi që vuri në lëvizje institucionin nëpërmjet e-mailit anonim në adresën e kryetares së këtij institucioni, Genta Sula.
Në e-mail, përveç fakteve dhe indicieve se ku duhej të kërkonin, personi ende i paidentifikuar paralajmëronte kryetaren e Autoritetit se nëse nuk zbardhte këtë çështje, do ta bënte ai duke publikuar fakte komprometuese.
Lexoni për më shumë: Autoriteti i Dosjeve po përgatit padinë për çështjen I.M

- Kuvendi miraton ndryshimet në qeveri
Në seancën parlamentare të së enjtes Kuvendi miratoi ndryshimet në qeveri, konkretisht shkarkimin e Arben Ahmetajt nga posti i zv. kryeministrit dhe emërimin e Belinda Ballukut në vend të tij.
Lexoni per me shumë: Kuvendi miraton ndryshimet në qeveri

- Escobar: Me rëndësi që rajoni të distancohet nga energjia ruse
I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar i tha Zërit të Amerikës se është me rëndësi që rajoni të distancohet nga energjia ruse.
Ai u shpreh se situata e krijuar në Ukrainë nuk do të ndikojë te Ballkani Perëndimor dhe Moska nuk synon cenimin e rajonit, sidoqoftë energjia është një pikë e fortë në luftën ruse, nga e cila duhet distancë.
Lexoni per me shumë: Escobar: Me rëndësi që rajoni të distancohet nga energjia ruse

- Balla sulmon Metën e Berishën: ‘Non gratat’ po sulmojnë të përndjekurit
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla sulmoi Sali Berishën dhe Ilir Metën për deklaratat e tyre në drejtim të kryetares së Autoritetit të Dosjeve lidhur me të ashtuquajturën dosja e I.M.
Nga foltorja e Kuvendit gjatë seancës së të enjtes, Balla tha se është e papranueshme se si një non-grata dhe bashkëpunëtorët e sigurimit të sulmojnë të përndjekurit politikë.
Lexoni per më shumë: Balla sulmon Metën e Berishën: ‘Non gratat’ po sulmojnë të përndjekurit

- Të maskuar, momenti kur autorët i vendosën eksplozivin servisit në Tiranë
Një sasi eksplozivi shpërtheu pas mesnate në një servis automjetesh në zonën e liqenit të thatë në kryeqytet.
Në pamjet e siguruara nga Euronews Albania shfaqen dy persona ende të paidentifikuar, që vendosin tritolin me fitil ndezës, e më pas largohen me biçikleta.
Lexoni per më shumë: Të maskuar, momenti kur autorët i vendosën eksplozivin servisit në Tiranë
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës