Në Klinikën Infektive në Kosovë po trajtohen 111 pacientë me COVID-19, 66 prej tyre në kujdesje intensive
Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndodhen të shtruar 111 pacientë të infektuar me Covid-19. Kosova Press raporton se 66 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive.
Në repartin e Mjekimit Intensiv të kësaj klinike po marrin trajtim 6 raste, 2 prej tyre në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 4 raste janë në gjendje kritike për jetën.
Në objektin e Mjekësisë Sportive janë të shtruar 5 pacientë, njëri prej tyre i intubuar, ndërsa në Klinikën e Pomologjisë 22 qytetarë po trajtohen me oksigjeno-terapi.
Autoritetet shëndetësorë dhe ato shtetërore kanë ftuar qytetarët të tregojnë kujdes, të ruajnë distancën fizike, të mbajnë maska dhe të zbatojnë protokollet higjieno-sanitare.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës